Flash News

E-TJERA

Dekonspiroi hetimin, pezullohet nga detyra kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës

Dekonspiroi hetimin, pezullohet nga detyra kryesekretarja e Prokurorisë

Rajana Jata, kryesekekretarja e Prokurorisë së Tiranës, është pezulluar nga detyra pasi dekonspiroi hetimin e nisur nga policia në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Një vit më parë në Prokurorinë e Tiranës është nisur një referim nga policia për të ndjekur çështjen ku i dyshuar ishte një zyrtar në Drejtorinë e Transporteve.

Në këtë moment, Rajana Jata është përfshirë duke telefonuar zyrtarin për ta informuar se kishte nisur hetim ndaj tij.

Të fundit