Flash News

E-TJERA

Dëmtimi i frikshëm i Donnarumma-s, portieri i PSG përfundon me 10 qepje në fytyrë

Dëmtimi i frikshëm i Donnarumma-s, portieri i PSG përfundon me 10

Gianluigi Donnarumma, portieri i Paris Saint-Germain dhe titullar në pesë ndeshjet e fundit për skuadrën e tij, u zëvendësua për shkak të lëndimit në minutën e 20-të të ndeshjes së Ligue 1 kundër Monakos, pasi mori një goditje në fytyrë nga shputa e Singos.

Portieri i kombëtares italiane mbeti i shtrirë në tokë dhe u monitorua për rreth tre minuta, ndërsa Achraf Hakimi informoi pankinën e drejtuar nga Luis Enrique Martínez për nevojën e zëvendësimit të portierit.

Pak minuta më vonë, Donnarumma u largua nga fusha me këmbët e tij, i shoqëruar nga stafi mjekësor i klubit parizian. Në vend të tij hyri Matvey Safonov.

Në fotot e shfaqura pas ndeshjes, shihet se portieri i PSG ka të paktën 10 të qepura në anën e djathtë të fytyrës.

Dëmtimi i frikshëm i Donnarumma-s, portieri i PSG përfundon me 10

Të fundit