Flash News

E-TJERA

Detaje nga grabitja e taksistit në ish-Bllok, shuma e madhe e parave që i vodhën dy autorët

Detaje nga grabitja e taksistit në ish-Bllok, shuma e madhe e parave

Zbardhen detaje nga grabitja e një taksisti, i cili pretendon se dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur.

Mësohet se atij i janë marrë një shumë e konsiderueshme prej 220 mijë eurosh. Taksisti paratë i kishte marrë në një exchange dhe po i transportonte në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Kur ka qenë duke parkuar taksinë pranë bankës, i është afruar një person dhe i ka thyer xhanin e derës së pasagjerit duke i marrë pakon ku ndodheshin paratë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po sekuestron dhe pamjet e kamerave të sigurisë për sqarimin e gjithë rrethanave.

 

Të fundit