Flash News

E-TJERA

Detaje nga plagosja me armë në Don Bosko, autori i maskuar me kapele qëlloi nga motori

Detaje nga plagosja me armë në Don Bosko, autori i maskuar me kapele

Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç janë dy të rinjtë të cilët kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Don Boskos. Raportohet se autori i dyshuar i krimit ka qenë me kapele kur ka qëlluar mbi Kastriot Elezit dhe Ronaldo Metushin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Sipas informacioneve edhe nga komunikata zyrtare e policisë, të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, njëri është dëmtuar në këmbë e tjetri në shpatull.

 

Të fundit