Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Dhuna ndaj grave, KiE: Në Shqipëri disa çështje duhen trajtuar me urgjencë

Në këtë përfundim ka arritur raporti i ri i publikuar nga GREVIO (Grupi i Ekspertëve për Masat kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje), i cili është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.
Shqipëria e ratifikoi këtë konventë në vitin 2013, dhe raporti i parë për situatën në vend, ka qenë në vitin 2017. Që prej asaj kohe, vendi vlerësohet të ketë ndërmarrë “ndryshime ligjore gjithëpërfshirëse”, përfshirë "Ligjin për Masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare" dhe Kodin Penal, si dhe miratimin e akteve të shumta nënligjore, udhëzimeve të përgjithshme dhe manualeve.
GREVIO “mirëpret veçanërisht, shtrirjen në të gjitha bashkitë shqiptare të një mekanizmi referimi të koordinuar”, të përmendur në raport si një “projekt pionier” që sjell mbrojtje të institucionalizuar dhe të koordinuar më pranë viktimave të një dhune të tillë.
Raporti për Shqipërinë, vlerëson po ashtu, “përpjekjet për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave përmes prezantimit të një baze të re të dhënash e cila u lejon autoriteteve të integrojnë më mirë informacionet nga palët e tjera të interesuara”.
Sipas GREVIO-s, ndërhyrjet e tjera ligjore që po ndërmerren, janë dëshmi e “përkushtimit të autoriteteve në ndërtimin e një kuadri ligjor të fortë dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”.
Por pavarësisht përparimeve në zbatimin e Konventës së Stambollit, Grupi i ekspertëve ka identifikuar fusha që kërkojnë "masa urgjente" nga autoritetet për të përmbushur plotësisht dispozitat e konventës.
Raporti sjell në vëmendjen faktin se “besimet tradicionale, rolet dhe stereotipet strikte gjinore, mbeten një “sfidë serioze” në Shqipëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhunën seksuale dhe përdhunimin, ku raportimi i këtyre krimeve rezulton në shkallë jashtëzakonisht të ulët”.
Raporti vëren se në të gjithë vendin ekziston vetëm një qendër e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale dhe se ajo është përdorur në mënyrë të pamjaftueshme.
GREVIO shprehet se ka një "nevojë urgjente" që autoritetet të ndërmarrin masa të mëtejshme dhe më të qëndrueshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për të krijuar shërbime mbështetëse përkatëse.
Konventa e Stambollit kërkon që të ndalohet pjesëmarrja e detyrueshme në çfarëdo procesi alternativ të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, përfshirë ndërmjetësimin dhe pajtimin, në lidhje me rastet e të gjitha formave të dhunës ndaj grave të mbuluara nga konventa.
Kjo dispozitë e Konventës buron nga parimi se dhuna ndaj grave është një manifestim i marrëdhënieve të pabarabarta të pushtetit, dhe se viktimat e një dhune të tillë nuk mund të hyjnë kurrë në proceset alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në baza të barabarta me dhunuesin.
Për këtë arsye raporti për Shqipërinë kërkon që “të trajtohet urgjentisht” praktika që parashikon zgjidhjen me marrëveshje, pa gjyq, për rastet e përdhunimeve dhe martesave të detyruara.
Dokumenti i Grupit të ekspertëve, vlerëson se një sfidë e rëndësishme mbetet po ashtu dhe numri i lartë i rasteve të raportuara të dhunës ndaj grave, të cilat hidhen poshtë diku përgjatë rrugës së sistemit gjyqësor dhe nuk arrijnë kurrë një dënim.
Raporti kritikon faktin se vetëm viktimat që raportojnë një krim mund të marrin shërbime të specializuara mbështetëse.
Për më tepër, sipas GREVIO-s, zbatimi i urdhrave urgjent të ndalimit dhe të mbrojtjes, dukshëm nuk i përmbushin angazhimet e autoriteteve, duke vërejtur kështu, se ka "mangësi të rëndësishme midis vullnetit politik për reformë dhe zbatimit të atyre dispozitave", të cilat vazhduan të "minojnë besimin e viktimave".
GREVIO u bën thirrje autoriteteve të kryejnë "reforma të rëndësishme" të sistemit të kujdesit shëndetësor, për të siguruar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës për gratë dhe vajzat, përfshirë ato me probleme të shëndetit mendor.
Sipas raportit, rrugët e standardizuara të kujdesit duhet të zbatohen jo vetëm për të siguruar identifikimin e viktimave, por edhe për hartimin e raporteve mjekësore që detajojnë dhunën e pësuar, duke evidentuar mangësi të rëndësishme në ofrimin e kujdesit të specializuar për viktimat e dhunës seksuale.
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, të cilat i përkasin vitit 2022, tregojnë se përgjatë atij viti, kanë raportuar dhunë në familje 1.371 gra.
Bëhet fjalë për numrin e raportimeve të bëra në polici.
Qarku që zë peshën më të madhe të grave të dëmtuara nga dhuna në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga qarku i Durrësit dhe Vlorës.
Përkatësisht 34,1 % ndaj totalit të grave të dëmtuara i përkasin qarkut të Tiranës, 19,9 % Durrësit dhe 9,1 % Vlorës. Në vitin 2022, nga 42 vrasje të regjistruara me dashje rreth 26,2 % e tyre kanë ardhur si rezultat i vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare.
Që prej vitit 2006, kur në Shqipëri hyri në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, mbi 33 mijë gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, ndërsa 611 persona janë arrestuar për dhunë në familje.
Gjatë vitit të kaluar, për shkak të dhunës ekstreme, humbën jetën 11 gra, ndërsa, që nga viti 2010, në Shqipëri janë vrarë 159 gra./VOA
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34