Flash News

E-TJERA

Dhuna për borxhin 25 mijë euro, gjykata cakton "Arrest në burg" për Alban Bejon

Dhuna për borxhin 25 mijë euro, gjykata cakton "Arrest në

Gjykata e Tiranë ka caktuar arrest me burg për Alban Bejon, i cili u arrestua nën akuzën se morën peng bashkë me vëllain e tij Fatmir Bejon (që ndodhet në kërkim) shtetasin Gjergji Fela me pretendimin e një borxhi.

Alban Bejo ka deklaruar para togave të zeza të dhomës penale, se nuk e kanë marrë peng 47-vjeçarin, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.

Kontaktuam për tu takua me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për ti klrkuar paratë tona, se kemi marrë peng”.

Alban Bejo ra në pranga të efektivëve të Komisariatit nr 6 ndërsa për Fatmir Bejon masa është vendosur në mungesë për shkak se ende nuk është arrestuar.

Vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47 vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se  u kishte borxh një shumë parash.

Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.

 

Të fundit