Flash News

E-TJERA

Dhunohet polici i burgjeve në Yzberisht, autorët i marrin armën e shërbimit

Dhunohet polici i burgjeve në Yzberisht, autorët i marrin armën e

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është dhunuar në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës.

Efektivi Arbër. L., për shkak të dhunës ka përfunduar në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende shkaku i dhunimit të efektivit, por autorët i kanë marrë armën e shërbimit.

Policia po punon për të siguruar pamjet filmike në zonën përreth dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Të fundit