Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi arrest me burg për Denis Meçen.
Meçe akuzohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga në Pogradec, ngjarje e ndodhur më 10 gusht të këtij viti.
Denis Meçe, i cili ndodhet prapa hekurave për këtë ngjarje të rëndë kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest në burg në një masë më të butë, por kërkesa e tij është rrëzuar.
Ndërkohë Gjykata caktoi detyrim paraqitje për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shulkun, të cilët nuk kallëzuan për krimin.
NGJARJA
Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë.
Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.
Viktima fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre shtetasit që kanë qenë duke pire jashtë kur vrasësi u afrua duke kërkuar një cigare.
Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar.