Flash News

E-TJERA

Dhunuan efektivin e ‘Shqiponjave’ brenda komisariatit, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

Dhunuan efektivin e ‘Shqiponjave’ brenda komisariatit, arrestohen dy

Dy vëllezër janë vënë në pranga në Shkodër, ndërsa një 19-vjeçar është ndaluar nga forcat Shqiponja.

Dy të arrestuarit 29 dhe 38 vjeç dhunuan efektivin e Shqiponjave në makinën e policisë dhe brenda komisariatit, pasi u ndaluan për një kontroll të mjetit.

19-vjeçari tentoi të largohet me vrap gjatë kontrollit por u kap nga policia.

“Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi , 19 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit  29 vjeç dhe  38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit