Flash News

E-TJERA

Diploma peng për 5 vite, miratohet me votat e socialistëve ligji për studentët e mjekësisë

Diploma peng për 5 vite, miratohet me votat e socialistëve ligji

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt/ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë, duke i detyruar këta të fundit të punojnë 5 vite në Shqipëri, para se t’iu jepet diploma.

Në seancën e sotme u mbajt 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani. Menjëherë më pas, Grupi Parlamentar i PD u largua nga seanca pasi sot e ka shpallur ditë zie.

Sipas këtij projektligji, studentët e Mjekësisë do të firmosin një marrëveshje që do të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit. 

Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit 13-14 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.

Projektligji i hartuar nga qeveria shkaktoi pakënaqësi nga studentët e mjekësisë të cilët protestuan disa herë që një hap i tillë mos të finalizohet, në të kundërt ata u shprehën se do të bojkotojnë dhe procesin mësimor.

 

 

 

Të fundit