Flash News

E-TJERA

Dje u zgjodh President, Bajram Begaj takimin e parë e zhvillon me Moisiun

Dje u zgjodh President, Bajram Begaj takimin e parë e zhvillon me Moisiun

Takimin e parë pasi u zgjodh President i vendit, Bajram Begaj po e zhvillon me ish-Kreun e Shtetit, Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të periudhës së pluralizmit.

Takimi i karakterit informal ka nisur rreth orës 10:00. Si Moisiu dhe Begaj vijnë nga karriera ushtarake.

Kryeministri Edi Rama teksa tregoi se PS kishte zgjedhur Begajn, vlerësoi Moisiun, duke thënë se Presidenti i ri duhet të jetë si modeli i tij.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Të fundit