Flash News

E-TJERA

Do t’i vendoste tritol tragetit në Sarandë, gjykata lë në burg Eridion Muhon

Do t’i vendoste tritol tragetit në Sarandë, gjykata lë

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Eridion Muho.

Ishte paraditja e 5 majit 2024, ku në portin e Sarandës u dogj trageti i linjës drejt Korfuzit. Ngjarja u mbyll pa autorë dhe pa shkak, ndërsa më 24 qershor një shpërthim me eksploziv i mori jetën një zhytësi 52-vjeçar, Armand Nelaj.

Vdekja e tij u raportua fillimisht si aksidentale nga plasja e bombolës së oksigjenit, e më pas hetimet u shtrinë në pistën e atentatit. Një muaj më vonë, nga hetimet rezultoi se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vdekja e zhytësit jo vetëm që nuk ishte atentat, por ai vdiq teksa po tentonte t’i vinte eksplozivin anijes së konkurrentit që dogji anijen në maj.

Të fundit