Flash News

E-TJERA

Dominojnë kthjellimet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dominojnë kthjellimet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në vendin tonë do të dominojnë kthjellimet. Por nuk do të mungojnë as vranësirat kalimtare, të cilat pritet të sjellin reshje afatshkurtra në juglindje të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, por rriten në vlerat maksimale, duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi lindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Të fundit