Flash News

E-TJERA

Dosje 'e fshehtë' korruptive për Ahmetajn, si u kërcënua zyrtarja e lartë e BE?

Dosje 'e fshehtë' korruptive për Ahmetajn, si u

Prokuroria e Posaçme njoftoi dy ditë më parë nisjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, si i përfshirë në procedurën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.

“Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë rrethanash dhe faktesh, ku përfshihen edhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. Si rrjedhim përveç fakteve që janë bërë publike nga ana jonë, nuk mund t’iu japim informacione të mëtejshme për personat që janë nën hetim”, thuhej në shkresën e SPAK.

Një investigim i kryer nga “Inside Story” në Top Channel ka hedhur dritë mbi të fshehtat e Ahmetajt në kohë kur mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ai qëndroi për një vit në detyrë dhe kjo periudhë është konsideruar si një nga më problematiket e administratës tatimore. Sipas Inside Story, përmes burimeve të ndryshme nga pjesëtarë të kabinetit të kohës, ekziston një dosje e madhe korrupsioni për të cilën nuk është folur kurrë.

Thuhet se dosja në kishte prova për një ministër, drejtorin e përgjithshëm të tatimeve, drejtorin e doganave, dhe të tjerë zyrtarë të lartë. Provat e grumbulluara flisnin për afera kur në krye të Tatimeve ishte Arben Ahmetaj.

E megjithatë, Arben Ahmetaj nuk u vendos kurrë nën akuzë.

Dosja e korrupsionit u dorëzua asokohe nga një zyrtare evropiane e quajtur Natalia Ceha, e cila ishte Kryetare e Divizionit të VI – Antikorrupsion pranë Bashkimit Evropian.Dosja me prova iu dorëzua qeverisë dhe prokurorisë, por kurrë nuk u hap.

Pas dorëzimit të dosjes, mësohet se zyrtarja evropiane është kërcënuar dhe më pas është larguar pas presioneve të shumta.

“Di që është bërë hetim për të përcaktuar nga kush ka ardhur kërcënimi dhe për cilat arsye ka ardhur”, u shpreh ish prokurori, Eugen Beçi.

Të fundit