E-TJERA

Afera e inceneratorëve, SPAK nis hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Afera e inceneratorëve, SPAK nis hetimet ndaj Arben Ahmetajt

SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas SPAK, në procedimin penal që lidhet me inceneratorin e Elbasanit është përfshirë edhe Ahmetaj. Në përgjigje të Fax News, SPAK thotë se është duke marrë në shqyrtim dhe duke analizuar të gjitha veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që ëshët dhënë në kohën që ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

“Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë rrethanash dhe faktesh, ku përfshihen edhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Si rrjedhim përveç fakteve që janë bërë publike nga ana jonë, nuk mund t’iu japim informacione të ëmtejshme për personat që janë nën hetim”, thuhet në shkresën e SPAK.

Afera e inceneratorëve, SPAK nis hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Të fundit