Flash News

E-TJERA

"Drejtësia është e kapur", Burimi: Ata kanë frikë nga ardhja në pushtet e Berishës

"Drejtësia është e kapur", Burimi: Ata kanë

Analisti Genc Burimi komentoi dosjen e shumëpërfolur  “Partizani” dhe transformimit që po i bëhet nga media.

I ftuar në Syri tv, Burimi u shpreh se, në demokraci duhet kundërshtuar edhe e ashtëquajtura drejtësi. 

Ai tha se, kjo drejësi ka frikë nga ardhja në pushtet e Berishës dhe kundër reformat që ai mund të sjellë.

"Është e drejta minimale sot në demokraci të thuash nuk jam dakort me drejtësinë, sot drejtësia është e kapur.

Kjo drejtësi mburret se është vënë në shërbim të shqiptarëve nga miqtë amerikanë.

Berisha ende i paakuzuar, i pagjykuar, i pa dënuar më parë,  mbahet i mbyllur brënda.

Atëherë dalim në këtë konkluzion që kjo drejtësi sot ka frikë nga Berisha. Ka frikë se po të ishte Berisha në pushtet mund të bëjë një kundër reformë në drejtësi dhe ata ngelin papunë", u shpreh Burimi. 

Të fundit