Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Drejtori i NDI për zgjedhjet: Pretendimet për shkelje të shqyrtohen me shpejtësi dhe transparencë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Kombëtar në Shtetet e Bashkuara, Robert Benjamin tha se pretendimet dhe kontestimet duhet të analizohen plotësisht, që votuesit të jenë të sigurt se zëri i tyre u dëgjua. Në një intervistë për VOA, Benjamin tha se Shqipëria ka një shans për të krijuar një konsensus të gjerë për zgjidhjen e problmeve të vendit.
Zëri i Amerikës: Zoti Benjamin, cili është mendimi juaj për procesin e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri?
Robert Benjamin: Është e rëndësishme të theksohet që në fillim se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende. Kështu, ndërsa ka përfundime paraprake deri më sot, një vlerësim i plotë i procesit zgjedhor do të mund të bëhet vetëm kur procesi të ketë përfunduar. Megjithatë, disa nga deklaratat paraprake që kanë dalë nga ODIHR dhe KRIIK, një organizëm i pavarur shqiptar për vëzhgimin e zgjedhjeve, kanë bërë disa vlerësime pozitive në lidhje me procesin, veçanërisht për administrimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht nga koha e shkurtër në dispozicion pas ndryshimeve në procedurën e zgjedhjeve. Por njëkohësisht kemi parë dhe vëzhguesit kanë raportuar dhe nënvizuar probleme duke folur për shkelje të ngjashme me ato të cikleve të mëparshme zgjedhore.
U referohem pretendimeve për blerje votash, frikësim votuesish dhe fatkeqësisht episode lokale të dhunës partiake, mbulim të pabalancuar nga mediat dhe përdorim të diskutueshëm në mos të paligjshëm të burimeve publike për qëllime partiake fushate. Është me të vërtetë e rëndësishme që rastet e pretendimeve për shkelje të hetohen plotësisht dhe kur ka prova të besueshme, ato duhet të ndiqen penalisht.
Zëri i Amerikës: Si dikush që ka ndjekur edhe zgjedhjet e kaluara, si do ta vlerësonit këtë proces në krahasim me zgjedhjet e kaluara në Shqipëri?
Robert Benjamin: Mund të themi që ciklet e fundit të zgjedhjeve në Shqipëri janë shoqëruar nga një shkallë tensioni politik apo partiak mjaft të dukshëm.
Unë mendoj se kjo fushatë elektorale pa dyshim u shoqërua me një tension të madh partiak. Do të thoja që ishte e ashpër në retorikë, por pa shumë substancë.
Është e rëndësishme që partitë politike t’u drejtohen jo vetëm mbështetësve të partisë së tyre, por gjithashtu të zgjerojnë apelin e tyre tek një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare që nuk i takon domosdoshmërish një partie, por sheh se cila është oferta më e mirë për sa i përket programit të partisë politike që plotëson interesat e tyre.
Zëri i Amerikës: Partia Demokratike nuk e ka njohur shprehimisht rezultatin e zgjedhjeve dhe kryetari i saj Lulzim Basha po flet për një “masakër elektorale” dhe deformim të rezultatit për shkak të praktikave të qeverisë dhe Partisë Socialiste. Si e shihni këtë pozicion të partisë kryesore të opozitës?
Robert Benjamin: Mendoj se duhet të shihet në kontekstin e faktit që ende nuk ka mbaruar procesi zgjedhor. Nëse partitë kanë kundërshtime për mënyrën se si është kryer procesi i votimit, se si ka funksionuar llogaritja e votave, tani është koha të mbledhin prova dhe t’i paraqesin ato dhe të përdorin mekanizmat ligjorë të cilat duhet të japin vendimin për këto çështje.
Këto mekanizma ligjorë duhet të punojnë me transparencë për t'u siguruar që ankesat dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen në përputhje me ligjin dhe në përputhje me interesat e votuesve. Është shumë e qartë që partitë politike si Partia Demokratike janë të interesuara që të ndjekin procesin e zgjidhjes së kontestimeve në mënyrë të plotë dhe unë besoj se zoti Basha e ka bërë të qartë synimin e tij për të ndjekur ato mekanizma ligjorë.
Dhe përsëris që kjo duhet të bëhet me shpejtësi dhe transparencë.
Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë ta përdorin zërin e tyre në mënyrë konstruktive dhe të shmangin atë lloj retorike që mund të entuziazmojë përkrahësit e vet, por që mban të ngritur tensionin që duhet të zbutet pas zgjedhjeve.
Zëri i Amerikës: Është hera e parë që pas rënies së komunizmit që një parti në Shqipëri fiton një mandat të tretë. Nga ana tjetër, janë shprehur vazhdimisht shqetësime në raportet ndërkombëtare për korrupsionin, reformat, hapat prapa në proceset demokratike, probleme me mediat. Si mendoni se mund të përmirësohet gjendja për këto probleme që kanë penguar deri tani integrimin e Shqipërisë?
Robert Benjamin: Këto probleme kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë tranzicionit të demokracisë së Shqipërisë.
Ne e dimë që Bashkimi Evropian po e sheh nga afër zhvillimin e këtyre zgjedhjeve si një sinjal lidhur me përparimin e Shqipërisë drejt demokracisë dhe do ta përdorë këtë vlerësim për të përcaktuar se si dhe kur të merren hapat e mëtejshëm për negociatat zyrtare për anëtarësim.
Mendoj se ky është një shans pikërisht për qeverinë dhe shoqërinë civile dhe sektorin privat për të vendosur ura, për të krijuar dialog dhe për të arritur konsensus mbi politikën publike si për shembull për sistemin e financave publike, për prokurimin publik, për qasjen e drejtë në media, qasje dhe trajtim të drejtë nga sistemi i gjykatave dhe agjencitë e tjera të pavarura.
Kthimi në parlament i të gjitha partive të mëdha do t'i shërbejë jashtëzakonisht këtij procesi.
Zëri i Amerikës: Si përfaqësues i NDI, çfarë mesazhi do t’i dërgonit kryeministrit dhe partisë së tij, dhe Partisë Demokratike dhe udhëheqësit të saj?
Robert Benjamin: Do të thosha se është koha për të qeverisur. Është një kohë për t'u bashkuar në institucionet e përbashkëta të qeverisjes si parlamenti, për të qenë aktivë dhe për të punuar intensivisht për popullin e Shqipërisë për të zgjidhur këto çështje. Do te doja që është me të vërtetë e rëndësishme të përfshihen partnerë të shoqërisë civile dhe më në fund të përqendrohen në politikat publike dhe mënyrat për të zgjidhur problemet me të cilat përballen njerëzit e Shqipërisë.
Unë e di që të dy udhëheqësit në të dyja partitë e dinë këtë, dhe e di se duan të fillojnë të punojnë për këtë. Dhe ne, NDI, nga ana jonë, jemi shumë të kënaqur që mund të përkrahim partitë politike, parlamentin dhe shoqërinë civile. Dhe jemi shumë optimistë për të ardhmen. VOA
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56