Flash News

E-TJERA

Drejtori i ri i Policisë, Hoxha: Do të jetë përzgjedhje politike

Drejtori i ri i Policisë, Hoxha: Do të jetë përzgjedhje

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Arjan Hoxha ka deklaruar se zgjedhje e kreut të ri të Policisë së Shtetit, do të bëhet me një proces politik.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Hoxha tha se krimi i organizuar ka kapur majat duke u bërë njësh me qeverinë.

“Krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur majat e tij. E  kemi parë krimin e organizuar të shtrirë dhe të bërë njesh me qeverinë, me policinë, me institucionet tjera. Në këto kushte për të kuruar sado pak imazhin përpara opinionit publik dhe ndërkombëtar kanë sajuar një konkurs nga një komision që për vetë përbërjen e tij është një komision politik. Sepse në atë komision është Sekretari i Përgjithshëm që është post politik i MB, është drejtori i AMP që është varësi direkt e ministrit. Pra është vete Ministri i Brendshëm që është post politik pra edhe zgjedhje ne këto kushte do të jete përzgjedhje politike”, tha Hoxha.

Të fundit