Flash News

E-TJERA

Dr*gë dhe pastrim parash nga Shqipëria drejt Evropës, Italia çmonton rrjetin e trafikut me 61 të arrestuar dhe sekuestron 60 mln euro

Dr*gë dhe pastrim parash nga Shqipëria drejt Evropës, Italia

Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke arrestuar 61 persona dhe sekuestruar 60 milionë euro (67.1 milionë dollarë) të mërkurën. Operacioni i gjerë përfshiu Italinë, Shqipërinë, Zvicrën dhe Poloninë, i koordinuar nga forcat vendore të zbatimit të ligjit dhe Europol, shkruajnë mediat e huaja. 

Policia financiare e Breshias kreu bastisjet me një forcë prej 400 trupash, duke zbuluar një skemë komplekse kriminale të orkestruar nga Shqipëria. Banda importonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë, duke e shpërndarë atë në të gjithë Italinë përmes rrugëve tregtare dhe kamionëve.

Grupi kriminal dorëzonte lekët tek një grup kinez, i cili më tej si operator tranzit bënte të mundur nxjerrjen jashtë vendit me mjete transporti.

Mjetet, duke përfshirë deshifrimin e enkriptuar të bisedave dhe përgjimet lehtësuan hetimin, i cili çoi gjithashtu në sekuestrimin e 2.5 milionë eurove dhe 360 ​​kg drogë.

Të fundit