Flash News

E-TJERA

Droga e sekuestruar në Turqi/ Meta thirrje qeverisë dhe Kuvendit: Rekorde të zeza për vendin

Droga e sekuestruar në Turqi/ Meta thirrje qeverisë dhe Kuvendit:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës me orgjinë nga Shqipëri në Turqi. Policia turke sekuestroi dy ditë më parë 1.5 ton kanabis, që ishte transportuar nga Shqipëria me skaf. Meta ngre shqetësimin se trafikimi i lëndëve narkotike vijon me ritme të larta në Shqipëri.

Nisur nga kjo, ai i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse që të tregojnë vullnet politik dhe të forcojnë kapacitetet për të parandaluar raste të tilla, që dëmtojnë imazhin e vendit.

Kreu i Shtetit gjithashtu ka apeluar për hetim të plotë të këtij rasti dhe vënien para drejtësisë së përgjegjësve. Ndërsa Kuvendit i kërkoi të rrisë rolin e tij në mbikëqyrjen e luftës kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

"I bëj thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla, që përbëjnë rekorde të zeza për vendin.

Gjithashtu, apeloj për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij. Po kështu, i bëj thirrje Kuvendit të rrisë rolin e tij në mbikëqyrjen e luftës kundër trafikut të drogave dhe krimit të organizuar", thuhet ndër të tjera në reagimin e Metës.

Të fundit