Flash News

E-TJERA

Dumani raporton te ‘Ligjet’, Malltezi: Ky që mori shtëpi dhuratë, i flet atij që përlau tendera nga Veliaj

Dumani raporton te ‘Ligjet’, Malltezi: Ky që mori shtëpi

Jamarbër Malltezi ka ironizuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pas raportimeve që dha në Komisionin e Ligjeve.

Në një postim në Facebook, Malltezi shkruan se Dumani, i cili mori dhuratë një apartament po raporton përballë deputetëve socialistë që kanë fituar tendera nga bashkia.

“Ai që mori apartament dhuratë po i raporton këtij në të majtë që ka përlarë mbi 30 milion € me 76 tendera të Bashkisë së Tiranës!

Qefalia i dha 400m2 tokë në Surrel me qera Bashkisë me çmim sikur të ishte apartament mes Tiranës”, shkruan Malltezi.

Ai ka renditur deputetët socialistë që kanë përfituar nga pronat shtetërore.

Të fundit