Flash News

E-TJERA

Durrës/ 40-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Durrës/ 40-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës.

Policia bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 40-vjeçari me iniciale A.V  ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe  paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

 

Të fundit