Flash News

E-TJERA

Dy turistë gjermanë bien në greminë në Valbonë, në gjendje të rëndë për jetën

Dy turistë gjermanë bien në greminë në Valbonë,

Dy turistë gjermanë janë në gjendje të rëndë për jetën. Ata kishin rënë në një greminë në Valbonë, ndërsa eksploronin zonën. Turistët ishin nisur drejt Thethit. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje.

“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit