Flash News

E-TJERA

Dyshohet si autor i grabitjeve në tyre qytete, arrestohet 37-vjeçari

Dyshohet si autor i grabitjeve në tyre qytete, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në Durrës, Krujë dhe Lezhë. Në pranga është vënë shtetasin Y. K., 37 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë.

Sipas burimeve zyrtare dyshohet se 37-vjeçari është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Krujë dhe Lezhë, konkretisht:

- Më datë 31.03.2021, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje shtëpiake në banesën e shtetasit S. Ll.;

- Më datë 28.04.2021, dyshohet se ka vjedhur një armë gjahu në banesën e shtetasit F. Gj. (të cilën e dispononte me leje);

- Më datë 17.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve G. Z. dhe A. S., banues në Lezhë;

- Gjithashtu, më datë 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesat e shtetasve Gj. Z. dhe A. Z., banues në Lezhë.

Në banesën e të prangosurit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Të fundit