Flash News

E-TJERA

E dogji burri me benzinë, mjeku: Melisa Trëndafilit i është djegur 35% e trupit

E dogji burri me benzinë, mjeku: Melisa Trëndafilit i është

Shefi i shërbimit të djegie-plastikës në QSUT Vladimir Filaj, tregoi gjendjen shëndetësore të Melisa Trëndafilit, pasi bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili i vuri flakën. Mjeku tha se Trëndafilit i është djegur 30-35% e sipërfaqes së trupit.

“Ajo është në një një djegie 30-35% të sipërfaqes së trupit. Kjo për ne është shumë. Ka kryesisht ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme të djegura. Duart edhe këmbët, kofshët, janë të gradës së dytë dhe të gradës së tretë, po ashtu parakrahët edhe duart janë gradë e dytë.”,-tha mjeku Filaj per Euronews Albania.

Ai tha se në fillim kur pacientja ka arritur në spital përveç dhimbjeve ka pasur edhe tronditje psikologjike shumë të madhe nga akti që ka kryer bashkëshorti i saj.

Të fundit