Flash News

E-TJERA

E moshuara u zhduk nga përmbytjet, vijojnë kërkimet prej më shumë se 12 orësh në Korçë

E moshuara u zhduk nga përmbytjet, vijojnë kërkimet prej më

Kërkimet për Flora Hoxhën vijojnë prej më shumë se 12 orësh në fshatin Progër të Korçës, ku ajo është zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta.

Situata në zonë mbetet e rënduar, ndërsa prurjet e larta në përroin që përshkon fshatin dyshohet se mund ta kenë marrë të moshuarën me vete.

Në zonë po vijon kontrolli i çdo segmenti të përmbytur, me shpresën për të gjetur gjurmë të 76-vjeçares. Deri tani nuk ka informacione të reja për vendndodhjen e saj.

 

Të fundit