Flash News

E-TJERA

E torturuan dhe e grabitën/ Biznesmeni dëshmitar në gjyqin e Shullazit, çfarë deklaronte

E torturuan dhe e grabitën/ Biznesmeni dëshmitar në gjyqin e

Nazmi Çangu është biznesmeni që u grabit pak pas mesnate në Krujë. Të paktën 10 persona të maskuar, sipas Çangut, hynë në banesë, e torturuan dhe i grabitën një sërë sendesh me vlerë dhe një shumë prej 8 mijë eurosh, që në total arrin në 100 mijë euro vlera e sendeve të grabitura.

Biznesmeni deklaroi për mediet se grabitësit e lidhën dhe e torturuan duke i prerë me gërshërë njërin gisht. Çangu pohon se njëri prej grabitësve ishte i veshur me uniformë policie.

Çangu nuk është një figurë e panjohur për mediat. Në vitin 2016 ai u shfaq si dëshmitar në çështjen ‘Shullazi’. Biznesmeni dëshmoi asokohe lidhjet shoqërore që kishte me biznesmenin Ylvi Beqja, me të cilin Emiljano Shullazi kishte nënshkruar një kontratë për pronën e ish-Vollgës.

Asokohe, biznesmeni Çangu deklaroi para gjykatës se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një borxh prej 150 mijë eurosh.  “Shtetasi Nazmi Çangu pohoi para gjykatës se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Çangu pohoi para Gjykatës se kishte komunikuar vetëm 2-3 herë me Beqjan. Dëshmia e tij ishte mjaft e shkurtër, saqë u pohua vetëm çështja e borxhit që Beqja i kishte marrë atij.”

 

Të fundit