Flash News

E-TJERA

“Edhe avokate edhe akrobate”, Ylli Manjani për skandalin me zyrtaren e Ramës: Ja kështu i do partia kuadrot

“Edhe avokate edhe akrobate”, Ylli Manjani për skandalin me

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të skandalit për zv.sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Ministrave, Elira Kokona.

Zyrtarja ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyrë të lartë të administratës publike.

Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut, pra edhe kundër vetë shtetit shqiptar.

Ylli Manjani e ironizoi këtë fakt nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruan se kështu i do partia kuadrot, amanetqarë porosish.

Sipas tij, të kishte dalë ndonjë akrobaci e tillë nga juristët e krahut tjetër do kishte shkruar madje edhe Mother Jones e vetë mother fucker.

POSTIMI I PLOTË:

Shumë interesante kjo CV e Elira Kokonës.
Edhe me shtetin edhe kundër shtetit njëkohësisht.
Edhe avokate edhe akrobate.
Ja kështu i do partia kuadrot. Amanetqarë porosish...
Vetëm andej nga Strasburgu nuk i eci korbës... Nuk ua mbushi hiç mendjen atyre andej...
E ç'duhen ata andjej fundja?
Ne tani që do dalim nga konventa e Arbitrazhit,dalim edhe nga Strasburgu. Ja dalim vetë me forcat tona.
Me këtë mendim juridik që emeton avokatja akrobate, ç'na duhet bota!?
Pfffff.
*****
Pu pu pu pu të kishte dalë ndonjë akrobaci e tillë nga juristët e krahut tjetër.
Do kishte shkruar madje edhe Mother Jones e vetë mother fucker.

 

 

Të fundit