Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Eksperti: Qeveria po dështon në trajtimin e pensionistëve në vend
Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, ka folur mbi problematikat e pensioneve 10 vitet e fundit dhe se si rrezikohen shqiptaret të ngelin pa pensione.
Ai u shpreh se mjafton një analizë e thjeshtë për të kuptuar që çdo tentativë e partisë aktuale po dështon në trajtimin e pensionistëve në vend.
“Në lidhje me këto deklarime në asamblenë e PS kryeministri i Shqipërisë edhe në autoritetin e kryetarit të PS, padashur apo i jo i mirorganizuar në atë që deklaron padashur shpreh ato problemet e qeverisjes së vet gjatë këtyre 3 mandateve.
Aktualisht skema e sugjerimeve shoqërore ka shumë probleme të cilat janë nuk mund të përmblidhen as në një emision as në një itë.
Nëse i bëjmë një analizë skemës së sigurime shoqërore shikojmë që stonon dhe ka efekte negative në trajtimin e pensionistëve.
Aktualisht ligji i sigurimeve shoqërore në fund të vitit 2023, pavarësisht nga pretendimet për mbushjet e kësaj grope, nuk arrtit të mbushej. Mund të them se nga udhëzimet e kryeministrit del ministri i financave dhe ekonomisë deklaron se në krahasim me vitet e mëparshme që ky hendek është tkurrur. Unë dua ti them se sipas statistika të vitit 2023 kjo gropë ishte në vlerë absolute 264 milion euro, domethën nga sunvencionet e buxhetit të shtetit.
Me gjithë përpjekjet që pretendojnë ata për të zgjidhur këtë problem shumë të rëndësishëm nuk po zgjidhet, 10 vite duhet të kishte një efekt në të ardhurat e qytetarëve.”– u shpreh Hoxha për Syri tv.