Flash News

E-TJERA

Ekspertja tregon pse Kosova i rriti pensionet 20% dhe Shqipëria vetëm 4%

Ekspertja tregon pse Kosova i rriti pensionet 20% dhe Shqipëria vetëm

Jo pak debate pati kur Kosobva rriti pensionet me 20%, ndërsa Shqipëria vetëm 4%.

Ekspertja Teuta Nunaj Kortoci ka sqaruar pse dy qeveritë shqiptare vendosën nivele të ndryshme rritje të pensioneve. Në një lidhje me Skype për News24, Kortoçi tha se skema e pensioneve në Shqipëri ka qenë gjithnjë deficitare, ndërsa Kosova, shtoi ajo, po zbaton një skemë të re ku përfshihen edhe pensionet private.

“Skema e pensioneve në Kosovë funksionon ndryshe nga ajo në Shqipëri. Skema në Shqipëri është 100% shtetërore, nuk ka një kolonë të dytë private. Në Kosovë ka edhe pensione private. Para 1994 nuk ka patur term kontribute, njihej vetëm vjetërsia e punës. Në Kosovë është një skemë e re, shumë e mirë, ka mbledhur të gjithë përvojën. Dhe në këto 30 vite që funksionon skema e re, në Shqipëri skema ka qenë gjithnjë deficitare. Nuk është punuar që pensionet të rriten, por janë indeksuar dhe indeksimi nuk ka ardhur çdo vit por me periudha dhe në vlera të vogla”, tha ajo.

 

Të fundit