Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Spanja i dënuari me 10 vjet burg, do kalonte ilegalisht një person në Australi kundrejt pagesës

Ekstradohet nga Spanja i dënuari me 10 vjet burg, do kalonte ilegalisht

Kapet në Spanjë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një person i dënuar me 10 vite burg.

Nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë, i  Luan Bundos, 64 vjeç. 

Sipas policisë, Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

Çfarë ka ndodhur:

Shtetasi Luan Bundo i ka premtuar Mensur Prençit se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me shtetasin Luan Bundo, do të kalonin ilegalisht për në Australi. Familjaret e shtetasit M. P. kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

Të fundit