Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Elton Javorit, arrestohet një nga autorët e dyshuar, në kërkim vëllai i tij

Ekzekutimi i Elton Javorit, arrestohet një nga autorët e dyshuar,

Është arrestuar K. G., 33 vjeç, një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Elton Javorit.

Dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, Agim Gashi, i shpallur në kërkim, kanë vrarë për motive t dobëta Javorin.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Agim Gashi, (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin Elton Javori.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit