Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i “Mond Çekiçit”, zbardhet dëshmia e shoferit: Autorët ishin të maskuar, mund të më kishin vrarë dhe mua

Ekzekutimi i “Mond Çekiçit”, zbardhet dëshmia e
Edmond Koçi dhe pamje nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Edmond Koçit ose i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi” . Disa orë pas ngjarjes, është zbardhur dëshmia e shoferit të viktimës.

Ai ka thënë në polici se autorët kanë qenë të maskuar me kapuç dhe shall. Gjithashtu ka treguar se ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së babait të Çekiçit.

Shoferi është shprehur se nëse do të qëndronte në vendngjarje do ta kishin vrarë, ndërsa shton se nuk di që Koçi të ketë patur konflikt. Ai punonte për këtë të fundit prej pak kohësh.

“Në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makinë e zezë "Benz". Ata ishin të maskuar me kapuca dhe shall. Unë dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin”, ka thënë shoferi.

Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen numër 16 në Durrës. 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri në makinën e tij, ngjarje e ndodhur pranë drejtorisë Arsimore në Durrës.

Edmond Koçi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si person me precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit.

"Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, konkretisht pjesë e bandës së Lul Berishës.

Ai është dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  

 

Të fundit