Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Tre të mitur largohen nga qendra sociale

Elbasan/ Tre të mitur largohen nga qendra sociale

Tre të mitur janë larguar pa adresë nga qendra sociale ku ato jetonin në Elbasan.

Ka qenë një 37-vjeçar, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, i cili ka kallëzuar rastin në polici.

Policia e Elbasanit thotë se po vijon puna për gjetjen e tyre.

NJOFTIMI

Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit