Flash News

E-TJERA

Emërtimet e rrugëve me simbole të komunizmit, reagon Avokati i Popullit: Të ndryshohen!

Emërtimet e rrugëve me simbole të komunizmit, reagon Avokati i

Avokati i Popullit i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të Tiranës të shmangë emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.

Në rekomandimin e AP-së, kërkohet që të bëhen verifikime për rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave dhe të nisin procedurat për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.

Cilësia e një shoqërie demokratike, cënohet haptazi nga përkujtimi dhe nderimi i një regjimi që ka shkelur në mënyrë të dhunshme të drejtat e njeriut, shton AP.

“Rekomandimi gjithashtu nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.

Në rekomandim përmendet praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila ka elaboruar dhe interpretuar përdorimin e simboleve të ndryshme të së kaluarës në kuadër të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AP.

Të fundit