Flash News

E-TJERA

Eminaj i dërgoi denoncueses foto të organit gjenital, KLP reagon pas skandalit seksual

Eminaj i dërgoi denoncueses foto të organit gjenital, KLP reagon pas

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të akuzave për sjellje të papërshtatshme me përmbajtje seksuale ndaj anëtarit të tij, Olger Eminaj.

Në deklaratën e KLP-së, theksohet se ankesa e depozituar nga qytetarja është përcjellë për trajtim dhe kompetencë te Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe se po verifikohet nga institucionet kompetente për të zbardhur të vërtetën.

KLP shton se do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet për trajtimin e çështjes në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Ngjarja ka dalë në dritë pas denoncimit të bërë nga emisioni investigativ “Stop”, ku raportohet se Eminaj i ka dërguar një denoncueseje foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit ku punon.

“Në kuadër të transparencës institucionale, KLP informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.

Lidhur me çështjet etike dhe disiplinore që përfshijnë anëtarët e Këshillit, neni 104, i ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikon se çdo pretendim për shkelje disiplinore ndaj anëtarëve të KLP-së i nënshtrohet kompetencës ekskluzive të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më tej Gjykatës Kushtetuese.

Në interes të informimit të drejtë të opinionit publik dhe medias, theksojmë se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës. Ndaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin”,- thuhet ndër të tjera në reagim.

Kujtojmë se Eminaj u denoncua mbrëmjen e kaluar nga emisioni investigativ “Stop”, se i ka dërguar një denoncueseje, foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit ku ushtron detyrën.

Të fundit