Flash News

E-TJERA

Emri/ Identifikohet porositësi i dyshuar i djegies së dy makinave në Pogradec

Emri/ Identifikohet porositësi i dyshuar i djegies së dy makinave

Policia ka identifikuar 38-vjeçarin Eno Flamuraj si personin që dyshohet se ka porositur djegien e dy automjeteve në qytetin e Pogradec.

Sipas njoftimit zyrtar, Flamuraj akuzohet se ka organizuar zjarrvënien e një mjeti tip “Range Rover” tre ditë më parë në Pogradec, si dhe djegien e një automjeti tjetër në të njëjtin qytet në dhjetor të vitit 2024.

Burime nga policia bëjnë me dije se 38-vjeçari është një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese. Në shkurt të vitit 2024, ai u përfshi si një nga tre autorët e dyshuar të sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.

Po ashtu, Flamuraj është akuzuar më herët si pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe për trafikim të lëndëve plasëse (tritol) nga Kosova drejt Shqipërisë.

 

Të fundit