Flash News

E-TJERA

Emri/ Pë*dhunoi të miturën, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Emri/ Pë*dhunoi të miturën, arrestohet 22-vjeçari  në

Policia e Tiranës ka arrestuar Kevin Cungun 22 vjeç, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Kevin Cungu është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës shitësen e një marketi dhe ka tentuar të vjedhë disa produkte.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin K. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur varësen nga qafa, një shtetasi të mitur”, njofton policia.

Të fundit