Flash News

E-TJERA

EPP dhe Forumi Rinor mesazh ngushëllues për Gerti Bogdanin: Vajtojmë humbjen e papritur të mikut tonë

EPP dhe Forumi Rinor mesazh ngushëllues për Gerti Bogdanin:

Partia Popullore Europiane dhe Forumi Rinor i saj kanë përcjellë mesazhe ngushëllues pas ndarjes së papritur nga jeta të Gerti Bogdanit.

“Vajtojmë humbjen e papritur të mikut tonë të PDSH-së Gerti Bogdani, i cili ka qenë shumë aktiv në familjen e PPE. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij.

Pusho në paqe i dashur Gerti!”, thuhet në mesazhin e Partisë Popullore Europiane(EPP). 

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, i cili u largua nga ne më 18 shtator në moshën 44-vjeçare.

Gerti ishte një drejtues i përkushtuar dhe një figurë domethënëse në komunitetin tonë, pasi ka shërbyer si ish-kryetar i FRPD Albania dhe ish-sekretar ndërkombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mandati i tij i jashtëzakonshëm si President i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve të Rinj (IYDU) shënoi gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në rrjetin tonë global.

Pasioni, vizioni dhe përkushtimi i Gertit për punën dhe komunitetin e tij do të mbahet mend dhe do të vlerësohet. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të.

U prefsh ne paqe Gerti”, thuhet në mesazhin ngushëllues te Forumit Rinor të EPP. 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike humbi jetën të mërkurën nga një arrest kardiak, në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.

 

 

Të fundit