Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Krimet në familje, psikologët: Shkak janë bërë problematikat brenda familjes shqiptare
Lajmet ku fëmija vret babanë apo bashkëshorti vret nënën e fëmijëve janë shtuar në shoqërinë tonë çka tregon një realitet të hidhur të familjeve shqiptare.
Ruajtja e një portreti të lumtur familjar dhe fshehja e konflikteve të vazhdueshme, në syrin e psikologëve, sjell agravimin të sjelljes së anëtarëve brenda familjes duke i çuar në veprime që kanë pasoja fatale.
“Unë do thoja që më shumë janë shtuar problematikat brenda familjes shqiptare dhe këto problematika kanë filluar të mbesin brenda mureve dhe nuk përcillen jashtë për të kërkuar ndihmë. Kohët e fundit sidomos pas pandemisë problemet e shëndetit mendor brenda gjirit të familjes janë më të zhvilluara dhe ajo që ndodh si rezultat i tyre vjen edhe me pasoja gjatë konfliktit që ka familja brenda përbrenda.”- shprehet Arjana Muca, psikologe.
Psikologja vëren gjithashtu se së fundmi në familjet shqiptare dukshëm po i kushtohet më shumë vëmendje anës materiale se sa lidhjes emocionale me njëri tjetrin. Kjo është dhe një ndër arsyet që po nxit konflikte që fatkeqësisht përfundojnë në marrjen e jetës së personave më të afërt.
“Në shumicën e rasteve problematikat lindin pikërisht për atë që i themi anës materiale dhe konkretisht bëhet fjalë për vlerat monetare qe mund të jenë midis anëtareve brenda familjes. Po humbasim atë që quhet lidhja familjare dhe emocionale ndërmjet anëtarëve të familjes sepse kuptojmë që vlera materiale ka kaluar mbi atë që i themi vlerat dhe normat e familjes.”
Ngjarjet që lidhen me krimin brenda familjes kanë një impakt tronditës në shoqëri. Por në të tilla raste, në mënyrë që të arrihen rezultate në ndalimin e përsëritjes së këtyre krimeve, duhet treguar dhe se çfarë ndodh më pas si dhe pasojat që rëndojnë mbi autorët.
“Kini parasysh që ndëshkimet duhet të jenë të prekshme dhe të dukshme që publiku ose komuniteti në zonën ku banon rasti konkret duhet patjetër të kuptojë se çfarë ndodh pas një krimi të tillë dhe aq më tepër kur kemi humbje jete.”
Top Channel