Flash News

E-TJERA

Evakuohet një tjetër familje shqiptare nga Gaza

Evakuohet një tjetër familje shqiptare nga Gaza

Evakuohet edhe një familje tjetër shqiptare është evakuuar nga Rripi i Gazës, njoftuan autoritetet.

Një çift dhe katër fëmijët e tyre tashmë gjenden në Egjipt dhe brenda 72 orësh do të nisen drejt Shqipërisë, tha ministri i Jashtëm shqiptar, Ilgi Hasani.

Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji”, shkroi Hasani në X.

Ai shton operacioni për evakuimin e kësaj familjeje ishte sfidues, por u arrit falë bashkëpunimit të diplomatëve shqiptarë me ministritë e Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit.

Deri më tani nga Rripi i Gazës janë evakuuar 11 persona. Më herët, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, deklaroi se nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë në Gazë, por kanë qenë vetë këta shtetas që kanë kontaktuar ambasadat në Izrael dhe Egjipt për të kërkuar ndihmë.

Të fundit