Flash News

E-TJERA

Thethi në rrënoja!

Thethi në rrënoja!

Aksioni i zhvilluar pak javë më parë nga Policia dhe IKMT në fshatin alpin të Thethit ka lënë pas vetëm rrënoja. Në kulmin e sezonit turistik, dhjetëra objekte dhe bujtina kanë mbyllur përgjithmonë dyert për vizitorët.

Pasvon”, ka shkuar në Theth një ditë pasi shkatërrimet nga Policia dhe IKMT ia lanë vendin forcave të ushtrisë, me qëllim pastrimin e zonës dhe ajo që vihet re janë vetëm gurë, beton dhe fadroma. Banorët e zonës thonë se kërkuan kohë, sa për të shpëtuar bazën materiale, por kjo kohë nuk iu dha.

Njëri prej tyre shprehet se kryeministri Rama i preu në besë. Ai thotë se forcat e policisë kanë shkuar pa paralajmëruar dhe u kanë shembur direkt objektet. Ai shton ndër të tjera se vetë banorët kanë qënë korrektë dhe të rregullt.

"Mbasdite kanë ardhur në pabesi. Na kanë premtue që nuk do ti shembin. Shtëpitë ishin të lëvizzshme dhe na thanë që janë krejt në rregull pastaj erdhën na i prishën. Ne kemi qënë korrekt dhe të rregullt. Punonjësve u kena dhënë edhe ujë",- thotë ndër të tjera banori. 

Një tjetër banor i zonës shprehet po ashtu se kryeministri Rama ka treguar pabesi ndaj banorëve të Thethit pasi fillimisht u ka thënë se mund të ndërtoni dhe më pas ka shkuar jua ka shembur. Sa i takon termit "tokë e xanun" e përdorur gjerësisht nga Rama banori thotë se kryeministri e ka sinjalizuar gabim sepse ata nuk kanë ndërhyrë padrejtësisht.

'Ishte një keqbesi e institucioneve të shtetit tonë. Keqbesi, pa njoftuar, mos me ju dhënë kohë, mos me prish imazhin në kulmin e turizmit sepse nuk do ndodhte asgjë me e shty për tetor. Populli i Thethit e ka prit më mirë se çdo zonë e Shëipërisë, sepse ai i ka dhënë premtimet por nuk ka qënë i qartë. Tokë e xaxun kryeministri e kanë sinjalizu gabim",- shprehet banori. 

Ndërkohë sa i takon vilave të ndërtuara pranë Kishës së Thethit, ku u pretendua se ishin ndërtuar në oborrin e Kishës, shihet se ato kanë qënë ndërtuar në një distancë mbi 200 metra larg. Madje mes Kishës dhe vendit të ndërtimit është edhe një rrugë ndarëse e kalueshme për makinat dhe këmbësorët. 

Pra siduket pamja e publikuar në rrjet për vilat e ndërtuara pranë Kishës është thjesht një mjet PR ose propagande nga ana e qeverisë. 

Të fundit