E-TJERA

Fadroma përplas shoferin e kamionit në Aeroportin e Vlorës, humb jetën 60-vjeçari

Fadroma përplas shoferin e kamionit në Aeroportin e Vlorës, humb

Një aksident u regjistrua gjatë natës së mbrëmshme në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën pasi u përplas nga një fadrome.

Dyshohet se personi i moshës rreth 60-vjeç është goditur nga një fadromë sapo ka zbritur nga kamioni. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i fadromës është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit