Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë, prindërit i martojnë në moshë të vogël
Rreth 100 fëmijë të komunitetit rom në Berat nuk shkojnë fare në shkollë, të njëjtin fat e kanë edhe fëmijët rom që duhet të shkojnë në kopsht e çerdhe. Prindërit nuk i çojnë në shkollë dhe i martojnë në moshë shumë të vogël.
“Nuk shkoj në shkollë, nuk më lë nëna”, shprehet një vogëlushe, e cila sot do të duhej të fillonte ditën e parë të shkollës.
Janë 40 familje rome që jetojnë të bashkuar në një lagje në periferi të qytetit të Beratit, por ekonomia e tyre është tejet e vështirë.
Ata jetojnë në kasolle, në lagështi dhe në kushte mjaft të rënduara ekonomike dhe kjo gjë i ka penguar të arsimojnë fëmijët e tyre.
Mbi 100 fëmijë të këtij komuniteti nga mosha 6-17 vjeç janë analfabetë, ata kanë bërë vetëm 1 apo 2 klasë shkollë e më pas e kanë braktisur arsimin 9-vjeçar.
Banorët pohojnë se fëmijët e tyre janë detyruar të punojnë me prindërit në treg për të fituar të ardhura.
Ata pohojnë se janë vetë prindërit që nuk kanë dëshirë t’i arsimojnë fëmijët e tyre, të cilët i martojnë në moshë shumë të vogël.
“I martojnë shpejt, 15-16 vjeç. Shkojnë në pazar, tek tregu pas prindërve. Duhet të shkojnë në shkollë se janë të rinj, të mësojnë”, tha një banor.