Flash News

E-TJERA

Fermerët e Maliqit protestojnë për çmimet, përplasen fizikisht me policinë

Fermerët e Maliqit protestojnë për çmimet, përplasen

Fermerë të fushës së Maliqit kanë bllokuar aksin Korçë – Pogradec nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz.

Shkak i kësaj proteste janë bërë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.

Fermerët shprehen se stoku i prodhimeve edhe këtë vit ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim të të lirë se ai i tregut vendas.

Bllokimi i një segmenti rruge në aksion nacional Korçë-Pogradec nga ana e protestuesve ka sjellë tensione mes këtyre të fundit dhe policisë.

Policia ju ka kërkuar ogranizatorëve të mos bllokojnë rrugën nacionale pasi nuk kanë leje për të bërë një gjë të tillë.

Vetë Drejtori i Policisë Gjovalin Loka, po tenton që të qetësojë dhe largojë protestuesit nga rruga.

Të fundit