Flash News

E-TJERA

Fqinji i 62-vjeçarit që u vra nga i biri: Akt i shëmtuar, thanë se u largua me një grua

Fqinji i 62-vjeçarit që u vra nga i biri: Akt i shëmtuar,

Një nga fqinjët e Enver Ballës i cili u vra nga djali i tij, Esmerald Balla, ka folur për ngjarjen e ndodhur në Shënavlash.

Fqinji tregon se marrëdhënia babë e bir ishte shumë e mirë dhe nuk prisnin që gjërat ndonjëherë të arrinin në këtë pikë. Duke e quajtur një akt të shëmtuar, fqinji shprehet se lajmin e mësuan nga policia dhe se në fshat flitej që Enveri ishte larguar me një grua tjetër.

“Fqinji i 62-vjeçarit, Enver Balla, i cili u vra nga djali pas sherrit për paratë, ka folur rreth ngjarjes, ku dhe ka treguar marrëdhënien që kanë patur babë e bir. Ishte njeri punëtor, është marrë me blegtori, me gjë të gjallë. Ka punuar, kanë shkuar mirë babë e bir, nuk ka patur ndonjë gjë që të mendonim se shkonin keq. Sesi shkoi kjo punë kështu nuk e di. Fëmijët e martuan babën. Ky që ka bërë këtë akt të shëmtuar, e ka martuar babën. Të martosh babanë është krenari. Nga Policia e morën vesh. Në fshat u hap u hap fjala se ishte larguar nga shtëpia me një grua tjetër”, ka deklaruar fqinji.

Të fundit