Flash News

E-TJERA

Fshehu në banesën e tij “të fortin e Niklës”, arrestohet Klajdi Haka

Fshehu në banesën e tij “të fortin e Niklës”,

Policia ka arrestuar 21-vjeçarin, Klajdi Haka, pasi fshihehu në banesën e tij të shumëkërkuarin e drejtësisë, Marklen Haka, të riut i cili i ka shpëtuar dy atentateve.

Klajdi Haka, banues në Zezë të Niklës akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 21-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë“, njofton policia.

 

Të fundit