Flash News

E-TJERA

Fshihej në shpellë pasi vodhi dhe ngacmoi seksualisht një vajzë, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

Fshihej në shpellë pasi vodhi dhe ngacmoi seksualisht një

Finalizohet operacioni policor i koduar "Cave", ku është kapur dhe arrestuar shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

Në kuadër të operacionit, Policia lokalizoi dhe kapur Kovaçin në një guvë (shpellë) në zonën e Kalasë së Lezhës, ku fshihej për të shmangur arrestimin. Ai ishte shpallur në kërkim pasi më 7 mars 2025, një shtetase 30-vjeçare nga Lezha kishte kallëzuar se Kovaçi i kishte vjedhur çantën me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kontrollit në vendin ku ai fshihej, policia sekuestruan një portofol dhe dy telefona celularë, të dyshuar si të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit