Flash News

E-TJERA

Gafa e GJKKO në seancën për ‘Plumbin e Artë’, policia ngatërron Ilirjan Feçin, çon në gjykatë një tjetër

Gafa e GJKKO në seancën për ‘Plumbin e Artë’,

18 të arrestuarit e operacionit të pak ditëve më parë të SPAK do të njihen sot me masat e sigurisë në GJKKO.

Mirëpo, një gafë ka ndodhur sot ndërsa të arrestuarit po dërgoheshin në gjykatë për t’u njohur me masat e sigurisë.

Mësohet se policia ka ngatërruar njërin prej tyre, 47-vjeçarin Ilirjan Feçin, i cili mbahet ne burgun e Shën Kollit, duke dërguar në gjykatë një tjetër në vend të tij.

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Vetë Dumani u la nga GJKKO në qeli pas vendosjes së masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Të fundit