Flash News

E-TJERA

Gara për drejtorin e ri të policisë së shtetit drejt përfundimin: 11 kandidatë në fokus

Gara për drejtorin e ri të policisë së shtetit drejt

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit do të përfundojë të premten, kur Ministri i Brendshëm do t’i paraqesë Kryeministrit Edi Rama emrin e kandidatit të përzgjedhur. Dy ditë më parë, komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore, duke kualifikuar 11 kandidatë.

Seancat dëgjimore për këta kandidatë do të fillojnë nesër, ku ata do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit. Komisioni përbëhet nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kreu i AMP-së, të cilët do të vlerësojnë kandidatët me pikë.

Ndër 11 emrat e kualifikuar janë Adriatik Tafçiu, Altin Mena, Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, dhe të tjerë. Nga ana tjetër, katër kandidatë u skualifikuan për mosplotësimin e kritereve ligjore: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha.

Të fundit